Zeqiri në finale mundi me rezultat 7-6 vendasin Ëylezok Jacek. Juria profesionale këtë meç e cilësoi shumë lartë duke e shpallur edhe çiftin më luftarak.
Në konkurrencën e femrave, Albulena mundi në finale polaken Ëalas Justyna me rezultat 6-3.
Në këtë aktivitet pos nikoqirit Polonisë morën pjesë edhe Kosova, Gjermania, Ukraina, Lituania, Çekia, Sllovakia dhe Turqia.
Federata Polake e Boksit ka kërkuar mirëkuptim nga Federata e jonë t’i mundësojë Albulena Gubetinit pjesëmarrjen për Poloninë, në Kampionatin Evropian për kadetë që do të organizohet në nëntor të këtij viti.
Kusht mbetet nëse deri atëherë Kosova nuk do të mund të marrë pjesë në këtë Evropian. /Telegrafi/