Site icon Telegrafi

Medalje Nderi për ambasadorin Sami Ukelli, Shoqata e miqve të Kosovës në Austri e uron

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, anëtar i Shoqatës së miqve të Kosovës në Austri dhe sekretari i kësaj shoqate Arbër Marku ia kanë dorëzuar ish ambasadorit të Kosovës në Austri, Sami Ukelli “Medaljen e Nderit” me të cilën u shpërblye për shërbimin e tij të këtë shtet, më 8 janar 2020.

Ata uruan Ukellin për marrjen e medaljes, ndërsa e vlerësuan punën e tij në kultivimin dhe thellimin e miqësisë ndërmjet dy shteteve.

“Shkëlqesia e tij, Sami Ukelli, ambasadori për një kohë të gjatë i Republikës së Kosovës në Austri, mori Medaljen e Madhe të Nderit për shërbime për Republikën e Austrisë më 8 janar 2020. Presidenti Lukas Mandl dhe Sekretari i Përgjithshëm Arber Marku urojnë ambasadorin Ukelli në emër të Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovare dhe në emrin e tyre”, thuhet në postimin e shoqatës.

“Ne gjithashtu duhet të urojmë të dy shtetet për një diplomat të tillë si ambasadori Ukelli, i cili me të vërtetë kultivon dhe thellon miqësinë dhe kështu jep kaq shumë kontribute pozitive për të dy palët”, thanë drejtuesit e shoqatës së miqve të Kosovës në Austri. /Telegrafi/

Exit mobile version