Të rinjtë e Maqedonisë që merren me teknologji informatike kanë fituar medalje bronzi në Olimpiadën e 28-të ndërkombëtare për Informatikë (IOI2016), që nga 12 e deri më 19 gusht mbahet në Kazanj të Rusisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ekipi i Maqedonisë në këtë olimpiadë është i përbërë nga nxënës të shkollave të mesme, të udhëhequr nga një staf i Fakultetit të shkencave informatike dhe inxhinjeringut kompjuterik.
Në konkurencën prej 308 pjesëmarrësve nga 86 vende të ndryshme të botës, Maqedonia arriti të merr vendin e tretë, ndërkaq që nga viti 1996 e deri më tani, Maqedonia ka figuar një medalje argjendi dhe 14 medalje bronzi.
Olimpiada e radhës ndërkombëtare do të mbahet në Teheran të Iranit, kurse në shtator, Maqedonia do të jetë nikoqire e Olimpiadës ballkanike informatike për juniorë./Telegrafi/