Site icon Telegrafi

Medalja e tretë për Kosovën – Nora Gjakova stoliset me të bronztën

Sot (e hënë) ka qenë një ditë e madhe për Kosovën në xhudon, pasi tri xhudiste janë stolisur me medalje.

Pas Distria Krasniqit që ishte e artë dhe Majlinda Kelmendit e bronztë, tani medalje ka fituar edhe Nora Gjakova.

Gjakova mposhti portugezen Telma Moneiro në kategorinë deri në 57 kilogramë, për ta rrëmbyer kështu medalje.

Gjakova me plotë meritë mposhti portugez sepse ishte më e mirë nga fillimi i ndeshjes.

Pra, në këtë turne ndërkombëtarë që u zhvillua në Katar, Kosova ia doli të sigurojë tri medalje shumë të vlefshme. /Telegrafi/

Exit mobile version