Telegrafi

Medalja e tretë e artë për Kosovën, triumfon edhe Akil Gjakova

Edhe një medalje tjetër e artë për shtetin e Kosovës në Lojërat Mesdhetare.

Pas Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, ka qenë radha e Akil Gjakovës për t’i siguruar medalje shtetit të Kosovës.

Xhudisti ynë ka arritur deri në finale në kategorinë deri në 73 kilogramë.

E në finale Akili ka mposhtur lehtësisht turkun Bilal Ciloglu.

Xhudisti pejan ka fituar këtë takim final me Ippon ndaj turkut.

Kjo është medalje e tretë e artë për shtetin e Kosovës, pasi ditën e djeshme kishin triumfuar edhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. /Telegrafi/