Telegrafi

Medalja e parë e artë për vendin pritës, Franca triumfon në ragbi me shtatë

Franca ka fituar finalen e ragbit me shtatë, duke sjellë në shtëpi medaljen e parë të artë për kombin pritës të Lojëtrave Olimpike.

Ata mundën Fixhin me rezultat 28-7, duke gëzuar tifozët e shtëpisë, pasi Fixhi ishin favorit dhe kampion në fuqi.

Afrika e Jugut më herët fitoi 26-19 kundër Australisë në ndeshjen për medaljen e bronztë.

Udhëtimi drejt medaljes së arit nuk ishte aspak i lehtë për Francën – pasi fituan në gjysmëfinalen kundër Afrikës së Jugut. Franca po humbiste 5-0 me katër minuta para, por me tre përpjekje të njëpasnjëshme kaluan tutje me rezultat 19-5.

Fixhi, ishte fitues i medaljes së artë në Rio 2016 dhe Tokio 2020, ishin gjithashtu në një seri fitoresh olimpike prej 17 ndeshjesh deri më sot./Telegrafi/