Telegrafi

Medalja e parë e artë për SHBA-të, fitojnë në not në stafetë stil i lirë 4×100

 Finalja e stafetës 4×100 metra stil i lirë për meshkuj i ka takuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që fituan medaljen e arit. 

Australia fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Italia pretendon bronzin.

Britania e Madhe që llogaritej favorit për një vend në podium, mbeti e pesta me -2.33 sekonda prapa amerikanëve.

 

SHBA-të kanë fituar deri më tani pesë medalje, një të artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta.