Site icon Telegrafi

Medalja e dytë e artë e Kosovës në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’, triumfon edhe Nora Gjakova

Nora Gjakova është bërë xhudistja e dytë nga Kosova që e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’.

“Edhe Nora Gjakova e artë, dy të arta për një ditë në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018′”, shkruan në njoftimin e KOK-ut në Facebook.

Xhudistja nga Kosova triumfoi në finalen e kësaj gare në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Për t’u kualifikuar në finale, Nora fitoi kundër tunizianes Gokhran Khelifin, të cilën e mposhti mjeshtërisht me Ippon.

Më herët gjatë garës, asaj i kishte mjaftuar më pak se një minutë që ta mposhtë me Ippon kroaten Tena Sikic.

Kujtojmë se medaljen e artë e fitoi edhe xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kilogramë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version