Këngëtari i shumë pëlqyer nga publiku Meda, sot (e premte) ka kaluar një ditë shumë të veçantë në mesin e disa fëmijëve të veçantë.
Bëhet fjalë për fëmijët në nevojë të SOS fshatrave, të cilët këngëtari i ka lumturuar sot me vizitën e tij, si dhe me disa dhurata për nderë të festës së Fitër Brajramit, shkruan Telegrafi.
Meda ka qenë i përfolur disa herë për aksionet humanitare që ndërmerr, të cila thuhet se këngëtari i mban në fshehtësi, por kësaj radhe kjo iniciativë e tij u vu në pah nga faqja zyrtare e SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës në Facebook, të cilët publikuan disa imazhe nga vizita e këngëtarit.
Në fotografitë e publikuara, vëreheshin momente nga aksioni, si dhe buzëqeshja e këngëtarit, teksa mbante në dorën një nga fëmijët e SOS fshatit.
“Këngëtari i mirënjohur Meda, sot i befasoi fëmijet e fshatit SOS me vizitën e tij dhe me disa dhurata për nder të festës së Bajramit. Fëmijët u kënaqën me praninë e tij dhe kënduan disa këngë së bashku me Medën“, thuhet në njoftimin nga faqja zyrtare e SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës në Facebook. /Telegrafi/