Site icon Telegrafi

Meda i pranishëm në seancën gjyqësore të Haradinajt (Foto)

Shume kosovarë i dolën në mbrojtje të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pas arrestimit të tij në Francë, këtu duke përfshirë edhe artistë të njohur.

Ndër ta është edhe këngëtari i mirënjohur Mehdi Pergjegjaj i njohur si Meda.

Haradinaj u lirua me kusht ndërsa sot është paraqitur para gjykatës në Francë për t’u përballur me kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Ndër personat e pranishëm në sallën e gjykatës është edhe Meda.

Këngëtari edhe më parë kishte bërë thirrje për të protestuar për lirimin e Ramush Haradinajt.

Exit mobile version