Superylli i muzikës popullore, Mehdin Përgjeçaj – Meda, do të publikojë së shpejti tri këngë të reja.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se së shpejti do të sjellë tri projekte të reja.
Të tri këto projekte ai ka konfirmuar se i ka punuar me producentët e njohur, Virusin dhe Alban Furtunën.
Pos tjerash, Meda falënderoi edhe producentin Emrush Thaçi.
Meda është krijuesi i shumë hiteve të njohura, teksa albumet e tij kanë thyer rekordet e shitjeve ndër vite. /Telegrafi/