Arsenal do të takohet gjatë ditës së sotme me skuadrën e Stoke Cityt.
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi do ta kenë përballë tyre bashkëlojtarin e kombëtares, Xherdan Shaqirin.
Duket se këtë rast nuk e ka humbur as këngëtari Mehedin Pergjegjaj, i njohur si Meda, i cili aktualisht gjendet në Londër.
Ai para takimit është takuar me mbrojtësin Mustafi, i cili në një forme i ka thënë mbështetje futbollistit shqiptar ndërsa dihet se këngëtari është tifoz i Bayern Munichut.
“Me Shkodran Mustafin”, ka shkruar Meda në Instagram, i cili duket se ka ndjekur për së afërmi stërvitjet e Arsenalit.
Ndryshe, tre lojtarët pritet që të jenë në formacionet startuese për skuadrat e tyre angleze.
Takimi i vlefshëm për xhiron e 31-të të ligës elitare angleze dhe pritet të startojë rreth orës 13:30. /Telegrafi/