Telegrafi

Meda, Labi, apo Afrim Muçiqi, cili këndon më mirë në dasma? Përgjigjen qytetarët (Video)

Sezona e verës për shqiptarët përveç pushimeve, nënkupton edhe një “sezonë dasmash”.

Kjo, pasi në muajt e nxehtë me rastin edhe të ardhjes së shpeshtë të bashkatdhetarëve nga diaspora, shumica organizojnë dasmat e tyre në këtë sezonë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Emisioni “Mirazh”, në rubrikën ‘VoxPop’, ka sjell mendimet e qytetarëve rreth këngëtarëve të tyre të preferuar për të kënduar në dasma.

Ndër emrat e tyre të preferuar ishin tre: Labi, Afrim Muçiqi dhe Meda, ndërsa më së shpeshti përmendej emri i këtij të fundit.

Lexo po ashtu Labinot Tahiri pas zgjedhjes si deputet: Populli është ai që të ngritë dhe të rrënon

Kishte edhe nga ata qytetarë, të cilët shpreheshin se nuk ka asnjë këngëtar të mirë në Kosovë, dhe se me dëshirë në dasmën e tyre do të këndonin vet.

Në rrugë rastisi edhe reperi BimBimma, i cili nuk nguroi të përgjigjet në këtë pyetje. /Telegrafi/