Sezona e verës për shqiptarët përveç pushimeve, nënkupton edhe një “sezonë dasmash”.
Kjo, pasi në muajt e nxehtë me rastin edhe të ardhjes së shpeshtë të bashkatdhetarëve nga diaspora, shumica organizojnë dasmat e tyre në këtë sezonë.
Emisioni “Mirazh”, në rubrikën ‘VoxPop’, ka sjell mendimet e qytetarëve rreth këngëtarëve të tyre të preferuar për të kënduar në dasma.
Ndër emrat e tyre të preferuar ishin tre: Labi, Afrim Muçiqi dhe Meda, ndërsa më së shpeshti përmendej emri i këtij të fundit.
Kishte edhe nga ata qytetarë, të cilët shpreheshin se nuk ka asnjë këngëtar të mirë në Kosovë, dhe se me dëshirë në dasmën e tyre do të këndonin vet.
Në rrugë rastisi edhe reperi BimBimma, i cili nuk nguroi të përgjigjet në këtë pyetje. /Telegrafi/