Telegrafi

Meda emocionohet kur bashkëshortja dhe djali e befasojnë me vizitë në emision (Video)

Këngëtari Meda ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “1 kafe me Labin’.

Ai përball moderatorit Labinot Gashi ka rrëfyer më të rejat në karrierën, gjersa nuk ka hezituar të ndajë edhe histori interesante nga e kaluara.

Këngëtari emocionohej herë pas here kur në ekran shfaqeshin imazhe nga retrospektiva, derisa në një moment ai e gjeti veten mes një befasie shumë të bukur.

Bashkëshortja e tij, Lulja, së bashku me djalin e tyre të vogël kishin ardhur enkas për ta vizituar atë, teksa u futën në befas në emision.

Në momentin që Meda i pa filloj të emocionohej, ndërsa sytë iu mbushën me lot.

Ai tha se nuk e priste një befasi e tillë, pasi po priste që imazhi i tyre të shfaqej në ekran, dhe jo të vinin brenda emisionit. /Telegrafi/