Këngëtari Meda ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “1 kafe me Labin’.
Ai përball moderatorit Labinot Gashi ka rrëfyer më të rejat në karrierën, gjersa nuk ka hezituar të ndajë edhe histori interesante nga e kaluara.
Këngëtari emocionohej herë pas here kur në ekran shfaqeshin imazhe nga retrospektiva, derisa në një moment ai e gjeti veten mes një befasie shumë të bukur.
Bashkëshortja e tij, Lulja, së bashku me djalin e tyre të vogël kishin ardhur enkas për ta vizituar atë, teksa u futën në befas në emision.
Në momentin që Meda i pa filloj të emocionohej, ndërsa sytë iu mbushën me lot.
Ai tha se nuk e priste një befasi e tillë, pasi po priste që imazhi i tyre të shfaqej në ekran, dhe jo të vinin brenda emisionit. /Telegrafi/