Telegrafi

Meda dhe Genta ju argëtojnë me rastin e 18 vjetorit të Space Club në Pejë

Me rastin e 18-vjetorit të hapjes së Space Club në Pejë, ky klub organizon një ndejë madhështore për vizitorët dhe klientët e vet.

Për këtë eveniment janë angazhuar dy këngëtarët e mirënjohur, Mehdin Përgjegjaj – Meda dhe Genta Ismajli.

Ndeja organizohet më 4 korrik (e martë) nga ora 21:00. Hyrja për meshkuj është 3 euro, kurse për femra falas.

“Ju ftojmë në celebrimin e 18 vjetorit të punës”, thuhet në njoftimin e klubit.