Site icon Telegrafi

Meçi i plotë ndërmjet Florian Markut dhe Miroslav Serban

(Foto: Screenshot/YouTube/BT Sport Boxing)

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka realizuar një tjetër triumf në boksin profesionist duke fituar ndaj Miroslav Serban.

Përballja kundër boksierit çek është zhvilluar në sallën ikonike të Londrës, York Hall, në prezencë të shumë tifozëve.

Lexo po ashtu Florian Marku dhuron spektakël dhe mposht në Londër çekun Miroslav Serban

Në tribuna nuk mungoi flamuri kombëtar shqiptar, si edhe personalitete të njohura të sportit dhe fushave tjera.

(Foto: Screenshot/YouTube/BT Sport Boxing)

Ish-ylli i MMA e dominoi duelin e vlefshëm për ‘Ultimate Boxxer 5’ dhe në fund doli triumfues me vendim të gjyqtarëve.

Në kanalin e BT Sport Boxing është publikuar videoja e plotë e duelit ndërmjet dy boksierëve, të cilën mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version