Meçi midis Ilir Latifit dhe Aleksei Oleinik, nuk do të zhvillohet pasi luftëtari shqiptar është sëmurë.
UFC njoftoi të shtunën se një sëmundje jo e lidhur me COVID-in e ka detyruar Ilir Latifin të tërhiqej nga meçi i planifikuar kundër Oleinik, i cili do të zhvillohej në UFC Columbus të së shtunës.
Latifi do të bënte paraqitjen e tij të parë në vitin 2022 pasi një meç në shkurt dështoi pasi kundërshtari Alexander Romanov u tërhoq.
🚨 Due to a non-COVID related illness, Ilir Latifi has been removed from his heavyweight bout with Aleksei Oleinik at #UFCColumbus tonight. pic.twitter.com/MuXAY6J5ij
— UFC Europe (@UFCEurope) March 26, 2022
Shqiptari vinte nga një fitore me vendim të ndarë qershorin e kaluar ndaj Tanner Boser që përmirësoi rekordin e tij në 1-1 që kur u ngjit në kategorinë e peshave të rënda.
Oleinik ka pasur 59 fitore në karrierë në MMA që nga maji 2020, kur mposhti Fabricio Werdum me vendim të ndarë në UFC 249.
Që nga ajo fitore, ai ka humbur tre luftime radhazi me Sergey Spivak, Chris Daukaus dhe Derrick Leëis.
Nuk dihet ende nëse ndeshja Latifi-Oleinik do të ricaktohet për një datë të mëvonshme. /Telegrafi/