Telegrafi

Me viruse kundër kancerit?

Gjatë hulumtimit për barnat e reja, një grup shkencëtarësh kanë vërejtur se injektimi i disa viruseve me ndryshime gjenetike te personat me karcionmë të mëlçisë kanë efekt pozitiv.

Më të rrezikuar nga karcinoma e mëlçisë janë bartësit e virusit të hepatitit B, pastaj ata me hepatit C, cirozë të mëlçisë, hematokromatozë, marrje të steroideve etj.

Provat me viruse të ndryshuar gjenetikisht janë bërë te 14 të sëmurë me karcinomë të cilët nuk kanë pasur zgjidhje tjetër terapeutike. Atyre u është injektuar virusi në tumor, ku është shumuar dhe ka shkaktuar vdekjen e qelizave kanceroze, ndërsa ka vazhduar me anë të gjakut dhe limfës duke kërkuar qeliza tjera kanceroze.

Në gjysmën e pacientëve jetëgjatësia ka qenë dy herë më e gjatë në krahasim me prognozën primare, ndërsa katër prej pacientëve kanë jetuar tri herë më gjatë.

Këto rezultate primare kanë nxitur studime të mëtutjeshme me qëllim që ta bëjnë virusin sa më specifik që të veprojë vetëm në qelizat kanceroze dhe jo në ato normale të organizmit.