Për më tepër, ndarja me vijë në mes do të jetë modeli kryesor i flokëve për vitin 2015 sipas raportimeve nga pasarelat botërore, shkruan Anabel.
Por edhe personazhet shqiptare nuk kanë mbetur pas. Çiljeta Xhilaga ka qenë ndër të parat që e ka sjellë këtë trend në ekranet shqiptare gjatë prezantimit të këngës së saj në festivalin “Kënga Magjike 2014” e ndjekur më pas nga prezantuesja Alketa Vejsiu dhe Ilda Bejleri.
Por jo kushdo mund t’ia dalë të duket bukur me këtë model. Duhet t’i dashurosh tiparet e tua sepse ky model e drejton të gjithë fokusin tek ato. Ndërkohë për sa i përket formës së fytyrës, ky model përshtatet më tepër tek fytyrat ovale apo në formë zemre si ajo e Kim.