Site icon Telegrafi

Me vibrator dhe lule kundër huliganëve

Por si zakonisht në Serbi nuk doli ashtu! Parada e krenarisë mezi u mbajt në Beograd, ndërsa nxiti trazira dhe konflikt ndërmjet policisë dhe shumë qytetarëve të zemëruar të cilët protestonin kundër homoseksualëve. Se nuk janë të gjithë serbët kundër homoseksualëve dëshmoi edhe faqja e internetit Tracara.com.

Redaksia e këtij portali shpiku lojën “Gay kundër huliganëve” për ta qetësuar pak situatën. Në këtë lojë mund të zgjidhni nëse dëshironi të luani si homoseksual ose si huligan.

Të dyja ekipet kanë tri lloje armësh. Huligani për “luftë” ka në dispozicion reketin e tenisit, zinxhirin e arit dhe fishekzjarrët, ndërsa ‘gay lojtari’ vibratorin, ylberin dhe lulet. /Telegrafi/

Exit mobile version