Në Kosovë është bërë e zakonshme përdorimi i veturave zyrtare jashtë orarit të punës dhe gjatë fundjavës, për “punë qejfi”.
Kështu ndodhi edhe të shtunën, me datë 23.06.2018, kur një veturë me targa 3Z është parë e parkuar në një qytet të Shqipërisë.
Fotografia është dërguar nga një qytetar në adresë të emisionit “Zyra e ankesave” që transmetohet në RTV Dukagjini.
Vetëm gjatë vitit 2016, sipas statistikave të Institutit GAP, ministritë kishin shpenzuar mijëra euro për karburante, dhe kjo ishte kritikuar nga shoqëria civile dhe monitoruesit e shpenzimeve publike.
Qeveria e Kosovës së bashku me Doganat e Kosovës kanë në pronësi 965 automjete për punë zyrtare.
https://youtu.be/-i6_VtsHqS4?t=1708