Telegrafi

Me ushtrime kundër kancerit

Hulumtimi i cili është realizuar Qendra Mjekësore “Beth Israel’ sugjeron se edhe ushtrimet trupore duhet të konsiderohen si një terapi parandaluese dhe mjekuese kundër kancerit.

Shkencëtarët shpjegojnë se aktiviteti fizik zvogëlon nivelin e hormonit insulinë, hormoni i cili nxit rritjen e llojeve të ndryshme të qelizave duke iu mundësuar marrjen e glukozës nga gjaku.

Me rritjen e shpejtë të qelizave ekziston rreziku i zhvillimit të ndonjë forme të kancerit, shtojë shkencëtarët.

Të dhënat e grumbulluara tregojnë se ushtrimet trupore zvogëlojnë edhe nivelin e estrogjenit dhe testosteronit, hormone të cilat konsiderohen si nxitës të zhvillimit të kancerit të prostatës dhe gjirit.