Telegrafi

Me ushtrime fizike kundër artritit

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, më shumë se 4 milionë amerikanë të moshës mbi 60 vjeç kanë artrit gju. Në fakt, artriti në gju është përgjegjës për 50 për qind të rasteve të paaftësisë mes njerëzve të moshuar në Amerikën Veriore.

Shkencëtarët në Kanada morën në shqyrtim 190 gra që ishin diagnostikuar më parë me osteoartrit apo artrit në gju. Rezultatet treguan se pas 6 muajsh, 80 për qind e pjesëmarrëseve në studim që kishin kryer ushtrime fizike, thanë se ndjenin më pak dhimbje dhe mund të lëviznin më lirshëm. 75 për qind e grave në studim që përdorën akupunkturën ose fasha elastike për mbledhjen e gjurit thanë se ndjeheshin më mirë. Edhe 50 për qind e grave që morën barna kundër dhimbjeve, barna natyrale shtesë ose të dyja, gjithashtu u ndjenë më mirë. /VoA/