Konsumimi adekuat i ujit është shumë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, ndërsa studimet e reja tregojnë pozitivitetin e ujit në ngadalësimin e paraqitjes së rrudhave.
Dihet se për shkak të dehidrimit, në lëkurë përforcohet paraqitja e rrudhave, ndërsa me konsumimin adekuat të ujit pengohet dehidrimi dhe në këtë mënyrë ngadalësohet shfaqja e rrudhave.
Lëkura mund të mbrohet nga rrudhat edhe duke përdorur faktorë mbrojtës gjatë daljes në diell, me mospirje të duhanit dhe me ushqim të shëndetshëm.