“U bëjmë apel të gjithë adhuruesve tonë që të pinë uiski të Uellsit si një lloj dezinfektimi”, ka thënë drejtuesi i shoqatës shtetërore të adhuruesve Alexander Shprygin për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Kjo do të duhej të shëroj t’i gjitha simptomat e sëmundjes”, ka shtuar ai.
Ministria ruse e shëndetësisë ka lëshuar vërejtje publike mbi rrezikun e udhëtimit në Britani të Madhe për shkak të shpërndarjes së virusit H1N1, derisa drejtuesi i shoqatës supozon se së paku disa qindra adhurues do të shkojnë në ndeshjen e cila mbahet më 9 shtator në Cardiff.