Site icon Telegrafi

Me trupa gjysmëlakuriq tërheqin shikuesit në Kampionat

Mu për këtë arsye kinezët po bëjnë ç’është e mundur për të tërhequr sa më shumë vëmendje gjatë kampionatit Botëror Afrika e Jugut 2010, duke përdorur modelet gjysmëlakuriqe të cilat tërheqin shikuesit e sportit më të popullarizuar në planet.

Fushata e fundit në të cilën arritën të tërheqin vëmendjen e publikut ishte pozimi i kinezeve me Jabulanin, topin zyrtar të kampionatit të sivjetshëm, pastaj vajzat e veshura me bikini të Brazilit ose ato të mbështjella me letër tualeti.

Edhe pse disa mendojnë se një mënyrë e tillë për të tërhequr publikun nuk ka efekt, mund të mashtrohen për arsye se deri më tash kinezët mbajnë rekordin për përcjelljen e Kampionatit Botëror të Futbollit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version