Pak angazhim dhe vullnet të mirë edhe me grim mund të formësoni hundën dhe të arrini që të mos jetë gjëja e parë që do ta vëreni kur të shikoheni në pasqyrë.
Formësoni tiparet
Me pudër që është për dy nuanca më e errët se lëkura juaj dhe pudrën tjetër për një nuancë më e errët se lëkura juaj, me një brushë (furçë) për hijezim, vizatoni një vijë në çdo anë të hundës me gjerësi që ju do të dëshironi të jetë gjerësia e hundës tuaj. Sigurohuni që pudrën ta aplikoni në një shtresë të hollë. Pastaj aplikoni pudrën më të ndritshme në mesin e hundës që ta theksoni atë. Në kufizimin e tyre përputhni të dy nuancat në mënyrë që të mos dallohet caktimi i kontureve.
Mbani faculeta letre
Hunda është pjesë e T-zonës në fytyrë dhe është shumë e sigurt se do të shkëlqehet, veçanërisht në qoftë se keni lëkurë të yndyrshme. Qëllimin e keni që mos ta theksoni hundën, por nëse shkëlqehet nuk do të keni sukses. Është e dëshirueshme që gjithmonë të keni pranë facoleta letre me të cilat do të thithni yndyrën nga hunda e juaj.
Theksoni sytë tuaj
Nëse me grim theksoni ndonjë pjesë tjetër të fytyrës, do të largoni vëmendjen nga ajo që nuk dëshironi ta vërejnë të tjerët. Rregulloni vetullat, fshihni gropat e syve dhe aplikoni dy shtresa ngjyrë për vetulla (‘maskarë’) që ti theksoni sytë. /Telegrafi/