Site icon Telegrafi

Më të mirët e Atletikës së Kosovës

 Atleti më i mirë në kategorinë e seniorëve është shpallur Astrit Kryeziu i klubit të atletikës Rogana, Atletja më e mirë seniore është zgjedhur Gresa Bakraqi nga Besa.

Në kategorinë e juniorëve e para doli Rita Hajdini nga klubi i atletikës Llapi, ndërsa ndër meshkuj epiteti i më të mirit për juniorë i takoi Behar Shalës, të klubit Juniku. Juniorja e re më e mirë doli Ylbenina Sadiku e Trepçës, ndërsa juniori i ri më i suksesshëm Plaurat Hajdini i klubit Llapi.

Blerta Kryeziu e klubit Envernele doli e para në konkurrencën e pionereve ndërsa në kategorinë e meshkujve më i miri ishte Valentin Sadiku i Trepçës. Në konkurrencën e pinonereve të reja vendi i parë i takoi Laura Hysenit të Trepçës’89 ndërsa në konkurrencën e meshkujve i pari ishte Leotrim Haliti i Besës.

Gjyqtari më i mirë i vitit 2011 doli Hysni Hoti, punëtori më i mirë sportiv Abdurrahman Shkodra, ndërsa trajnerët më të mirë u zgjodhën Mustafë Rrustemi dhe Zijadin Kryeziu.

Si klubi më i suksesshëm këtë vit në atletikën e Kosovës u kurorëzua klubi i atletikës Trepça nga Mitrovica. Me këtë manifestim Federata e Atletikës së Kosovës ka përmbyllur aktivitet për këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version