Telegrafi

Me sy mbyllur, i dallon ngjyrat vetëm duke i nuhatur (Video)

Djaloshi nga Delhi i Indisë, arrin t’i dallojë ngjyrat e topave të ndryshëm, e madje edhe nuancat duke i nuhatur, teksa i ka sytë e mbyllur.

Ky dhjetëvjeçar, mund të ecën dhe të vrapojë, të ngasë biçikletën, të ecën mes njerëzve dhe të dallojë shokët e ndryshëm, duke mbajtur sytë e mbyllur.

Ai ndihmohet vetëm nga nuhatja, që të orientohet në hapësirë, por për këtë aftësi dëshiron ta perfeksionoi më vonë.

Sipas Pachahal, këtë aftësi të mirë të nuhatjes, ai e ka fituar duke bërë së paku dy orë ushtrime në ditë, për gjetjen e gjësendeve, me anë të shqisës së nuhatjes. /Telegrafi/