Site icon Telegrafi

Me stil modern rezistoni temperaturat e ulëta

Le t’i hedhim një sy look-ut që propozojnë shtëpitë e modës me çmime të ulëta, për të krijuar një ide më të qartë.

• Super eko-peliçet i japin hije moderne pamjes së jashtme dhe mbajnë jashtëzakonisht ngrohtë.
• Pantallonat me fantazi, të stampuara ose prej lëkure, por medoemos të ngushta! Ose që mbërrijnë deri tek kavilja, mundësisht me një bord dantelle në fund.
• Super-pulovra të bollshme e me vrima, poshtë të cilave vishen bluza me stampa.
• Këmisha shumë të holla, pothuajse transparente, të cilat janë në modë që nga sezoni dimëror i vitit të kaluar dhe që propozohen nga të gjitha shtëpitë e modës në variante e ngjyra të ndryshme .
• Palltoja. Në rast se ajo që keni nuk ju pëlqen më, mendoni për një pallto elegante, të cilën mund ta mbani për shumë vjet.
• Perçinat. I gjejmë kudo, në këpucë, në çanta, në xhaketa lëkure, por edhe si kapëse për t’i vënë atje ku duam.
• Çizmet me model burrash i kemi parë edhe vitin e shkuar, por këtë vit janë bërë shumë të modës.
• Fustanet elegante, natyrisht me bisht mbrapa, si ato të verës, por me ngjyra të tjera, më të errëta e më të ngrohta.
Këto janë vetëm disa nga veshjet, por koleksionet dhe veshjet në dispozicion janë të shumta dhe duhet thënë se secilën prej këtyre veshjeve e gjeni kudo.

Së fundmi, sigurisht që e keni vënë re, duke kaluar përpara dyqaneve të qytetit tuaj: kudo do të gjeni ngjyrën vishnje në të gjithë nuancat e saj. Një ngjyrë vërtet e bukur!
/Telegrafi/
 

Exit mobile version