Site icon Telegrafi

Me statuja të fëmijëve kundër vozitjes së shpejt

Në afërsi të shkollës janë vendosur gjashtë statuja – të cilat shoferëve u japin përshtypje sikur janë fëmijët realë, që po përpiqen të kalojnë rrugën.

Pushteti i këtij qyteti shpreson se, shoferët do të ngadalësojnë makinat e tyre sapo t’i shohin këta “fëmijë” të veshur në uniformë shkollore.

Megjithatë, sipas shtypit lokal, mendimet për këtë ide të komunës janë të ndara në dysh, ndërsa një statujë tashmë është rrëzuar. Disa shoferë mendojnë se këto figurina janë frikësuese, ndërsa të tjera mendojnë se bien se tepërmi në sy.

Statujat, secila prej të cilave ka kushtuar 400 euro, janë vendosur në kuadër të projektit për mbrojtjen e fëmijëve në komunikacion, për të cilin do të shpenzohen 250.000 euro, respektivisht vendosjen e statujave të tjera në qytet, nëse eksperimenti fillestar tregohet i suksesshëm.

Exit mobile version