Klubet kosovare kanë plane e projekte për ndërtimin apo rinovimin e stadiumeve ekzistuese, por që deri më tash e kaluara ka treguar se ato projekte kanë përfunduar në shportën e plehrave.
Së fundi, tri skuadra kanë shpalosur planet për ndërtimin e stadiumeve – e fundit është Hajvalia që nuk ka stadium dhe ndeshjet si vendës i zhvillon në Kizhnicë, shkruan Koha Ditore.
Kjo skuadër ka zbuluar maketet se si do të duket stadiumi pas ndërtimit. Duket i bukur dhe gjigant me 17 mijë ulëse. Edhe plani për ndërtimin e tij duket impresionues – brenda vitit 2017.