Warren Buffett, Elon Musk dhe Jack Dorsey, që të gjithë kanë një numër të madh të ndjekësve në Twitter, por ata është dashur të fillojnë nga zeroja për të arritur numrin e madh të fansave.
Të gjithë këta meshkuj kanë pasuri të mëdha, dhe me siguri se është interesante për secilin nga ju të dini se si e kanë prezantuar ata veten për herë të parë në Twitter, transmeton Telegrafi.
Jack Dorsey
Padyshim se një nga cicërimat më të njohura është cicërima e parë ndonjëherë. Drejtori dhe bashkëthemeluesi i rrjetit social Twitter, Jack Dorsey, e ka postuar këtë për herë të parë në mars të vitit 2006, e që konsiderohet edhe si postimi i parë në Twitter:
“vetëm po e rregulloj llogarinë time në Twitter”
just setting up my twttr
— jack (@jack) March 21, 2006
Warren Buffett
Buffett njihet për thëniet e tij interesante, siç është “blini biznese të cilat mund të drejtohen nga idiotët” dhe,” Dallimi mes njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve me të vërtetë të suksesshëm është se njerëzit me të vërtetë të suksesshëm i thonë ‘jo’ pothuajse çdo gjëje”
Pra, nuk është befasi që postimi i parë i Buffett në Twitter është interesant:
“Warreni është në shtëpi”
Warren is in the house.
— Warren Buffett (@WarrenBuffett) May 2, 2013
Elon Musk
Ka shumë llogari të rrejshme të Elon Musk në Twitter, por Musk është siguruar t’i bindë ndjekësit e vet se ky është i vërteti përmes këtij postimi:
“Ju lutem injoroni postimet e mëhershme, pasi që ato kanë qenë të postuara nga dikush që ka pretenduar se është unë. Ky jam unë.” /Telegrafi/
Please ignore prior tweets, as that was someone pretending to be me 🙂 This is actually me.
— Elon Musk (@elonmusk) June 4, 2010