Telegrafi

Më shumë smartphonë se PC

Duhet pasur parasysh se si kompjuter janë llogaritur edhe tabletët. Krejtësisht kjo është një rritje prej 62.7% në shitjen e smartphonëve në krahasim me vitin 2010, e gjithashtu është shënuar edhe rritje e shitjes së softuerëve për ta, derisa shitja e softuerëve për kompjuter po rritet me një tempo dukshëm më të vogël.

Edhe pse ky po duket se është një moment vendimtar për tregun e kompjuterëve, Canalys tërheq vërejtjen se tregu i smartphonëve është vetëm në krijim e sipër, dhe për shkak të kësaj po shohim shifra kaq të mëdha. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e njerëzve ka kompjuter në shtëpi dhe nuk i ndërron ata çdo dy vite, siç është rasti me telefonat celularë. Edhe pse është i qartë kalimi i fokusit nga njëra teknologji tek tjetra, kjo ende as për së largu nuk nënkupton fundin e kompjuterëve të tavolinës dhe kompjuterëve portativ. /Telegrafi/