Site icon Telegrafi

Më shumë se një DHIMBJE koke?

Sad woman touches her head migraine pain area of red color

Ekzistojnë 14 loje të ndryshme dhimbje koke, por që ndahen në dy grupe të përgjithësuara. Dhimbje primare ku përfshihen dhimbjet e kokës nga migrena, dhimbje koke të tipit tensiv, dhimbje koke të tipit “cluster” dhe nga mbidoza e ilaçeve.

Dhimbjet sekondare janë përgjithësisht simptomë e një sëmundje tjetër. Pra, nëse jeni ftohur dhe keni sinuset e bllokuara, kjo mundtë rezultojë në dhimbje koke, transmeton Telegrafi.

Cili është problemi yt?

MIGRENA

Ndien…Dhimbje pulsuese, zakonisht të njëanshme, ndjenjë të vjeljes, bezdi nga drita dhe zhurma.

Përse? Kimia e trurit ndryshon. Një rënie e nivelit të serotoninës shkakton zgjerimin e enëve të gjakut në tru nga ku nxite çlirimi i substancave që provokojnë dhimbjen.

Çfarë duhet marrë? Vlerëso shpeshtësinë e krizave. Në rastin kur krizat janë deri dy në muaj atëherë rekomandohet vetëm mjekimi i tyre. Çelësi i mjekimit të krizës migrenoze është marrja e mjekimit sa më të shpejt që të jetë e mundur. Përdoren analgjetik të ndryshëm si acidi acetyl salicilik (aspirin) 1000 mg, ibuprofen (nuk duhet përdorur në sëmundjet e stomakut si ulcerë, gastrit si dhe kur jua ka ndaluar mjeku), paracetamol. Kur kriza ka filluar, ndër preparatet më të efektshëm,e janë frenuesit e receptorëve 1 të serotoninës (supratriptani etj.).

Mund të ndihmojë mjeku. Po. Kush vuan më shumë se dy kriza në muaj atëherë i rekomandohet përdorimi i terapive mbrojtëse për disa muaj, qëllimi i të cilave është rrallimi i krizave. Këtu mund të përmendim preparate si antiodepresivë triciklikë, betabllokues etj. Trajtime me betabllokues mund të ndihmojnë të parandalojnë dilatatimin (zgjerimin e enëve të gjakut); antidepresivët mbajnë metabolizmin e trurit në kontroll; dhe triptanët rrisin nivelin e serotoninës – një neurotejçues në tru.

Shmang…Duke mbajtur ditar për të përcaktuar shënjestrën. Të përfshihen vaktet pa ngrënë, ngrënia e ushqimeve të caktuara (djathi, çokollata, vera e kuqe, etj), shumë apo pak gjumë, një udhëtim apo fluturim i gjatë, stresi, dritat e forta dhe zhurma e madhe, si dhe krizat e dhimbjeve të kokës. Kështu e njihni më shumë sëmundjen dhe rrethanat e shfaqjes së krizës migrenoze.

MIGRENA HORMONALE

Ndien…Shenja migrene që shfaqen vetëm dy deri në tre ditë para ciklit menstrual, ose në ditën e parë të ciklit.

Përse? Dhimbja e para-ciklit besohet të shkaktohet nga rënia e nivelit të estrogjenit në trup, ndërsa dhimbja në ditën e fillimit të ciklit lidhet me substancat e quajtura prostaglandin që kontrollojnë kontraktimet e uterusit (mitrës).

Çfarë duhet marrë? Për dhimbjet e kokës para-ciklit, merret i njëjti trajtim si për migrenën. Për dhimbjet e kokës në ditën e parë të ciklit merret qetësues dhimbjesh apo një kombinim i kodeinës dhe paracetamolit.

A mund të ndihmojë mjeku? Në disa studime, Migard (serotonin agonist, vepron duke stimuluar receptorët e serotoninës – “hormonit të lumturisë”) ka rezultuar i efektshëm. Kujdes! Ka kundërindikacione., ndaj për përdorim duhet të këshillohesh me mjekun)
Alternativa… Reduktoni ërdorimin e ushqimit me shumë dhjamë e yndyra ose të alkoolit në periudhën para ciklit. Përdorimi I 100mg në ditë co-enzym Q-10 mendohet të parandalojë shfaqjen e dhimbjes migrenoze.

DHIMBJE KOKE E TIPIT TENSIV

Mendohet se shkak ka tkurrjen (ngërçin) e muskujve të skalpit apo të qafës. Personat që vuajnë zakonisht kanë ndryshueshmëri emocionale.

Ndien…Dhimbje si një fashë e ngushtë rreth e qark kokës me natyrë shtypëse, djegëse apo sikur ke një peshë në të; lodhje; nervozizëm; mbindjeshmëri të muskujve në zonën e shpinës e të qafës.

Përse? Stresi shkakton tendosjen e muskujve, ndikon në rrjedhën e gjakut për në kokë dhe irriton nervat prej nga shfaqet dhimbja. Faktor kryesor rëndues janë stresi dhe mbilodhja.

Çfarë duhet marrë? Ibuprofen dhe kafe.

KOKËDHIMBJA CLUSTER

Ndien… Dhimbje të papritur koke, tipikisht të njëanshme, nuk gjen qetësi (do të lëvizësh sa andej-këtej), hundë që kullon në anën e prekur, skuqje të njëanshme, lëkurë me djersë dhe e zbehtë, ënjtje përreth syrit të prekur, bebja e syrit e zvogëluar, qepalla të mbyllura si dhe ënjtje të kapakut të syrit. Fillon zakonisht natën dhe zgjat deri nga 15 deri 180 min deri 8 herë në ditë.

Përse? Mendohet që shkaktarë të mundshëm të jenë alkooli, duhani si dhe përdorimi i disa medikamenteve si trinitrina dhe përdoret për trajtimin e sëmundjeve kardiake. Nga kjo lloj migrene preken kryesisht burrat e moshës 20 deri në 40 vjeç.

A mund të ndihmojë mjeku? Nuk ka kurim për këtë lloj migrene. Qëllimi i trajtimit konsiston në zvogëlimin e dhimbjeve të forta të kokës dhe në shkurtimin e periudhës së dhimbjeve. Qetësues dhimbjesh si aspirina apo ibuprofeni nuk bëjnë efekt, pasi dhimbjet mund të largohen po aq shpejt si erdhën, pa arritur që këta qetësues të veprojnë. Trajtimi përfshin oksigjenin, frenues të receptorëve 1 të serotoninës, në rast krize është parë të jetë e efektshme dihydroergotamin.

Shmang…Parregullsitë e gjumit natën, gjumin e drekës, alkoolin, duhanin dhe burimet e forta të dritës.

MIGRENA NGA MBIDOZA E ILAÇEVE

Ndien…Dhimbje e përditshme koke, shpesh që ju zgjojnë që në mëngjes herët, vazhdon gjatë ditës, ndjenjë të vjeli, ankth, probleme me kujtesën, depresion, çrregullime me gjumin.

Përse? Në rast dhimbje koke, gjithkush u drejtohet qetësuesve. Ata mund të ofrojnë qetësim të menjëhershëm në rast dhimbjesh koke të rralla. Por, ka një kufi. Nëse e shikoni veten duke pirë më shumë se dy deri tre herë në javë, ilaç për dhimbjen, mund të kontribuoni për krimin e dhimbjeve, sesa për qetësimin e tyre.

A mund të ndihmojë mjeku? Për qetësimin e dhimbjeve, mjeku mund t’ju rekomandojë dihydroergotamine.

Alternativa…Akupunktura, hipnoza, meditimi, masazhi, vitaminat dhe mineralet.

Shmang….Çrregullimet e gjumit, lënien e vakteve, stresin, duhanin.

KUR DUHET TË SHQETËSOHESH

Dhimbja është e fortë dhe e vazhdueshme, theksohet nga përkulja e qafës dhe nga kolla – këto flasin për sindromë meningeale. Një dhimbje koke serioze me ngritjen e qafës dhe ethe, konfuzion mendor, çrregullime të të folurit dhe mpirje ose paralizë janë shenja të meningjitit.

Nëse dhimbja e kokës shoqërohet me ndryshime të papritura të personalitetit, konfuzion dhe përgjumje, mund të jenë shenja të encephalitis. Dhimbjet e kokës me origjinë nga tumoret cerebrale zakonisht janë të përhapura, të vazhdueshme, që acarohen nga kolla dhe lëvizjet më të vogla.

Në këto raste ka më shumë të ngjarë që fillimisht të ndiesh shqetësime të të parit, marrje mendsh, dhe dobësi në gjymtyrë. Kemi dhe rastin e dhimbjeve të kokës pas traumave. Graviteti i traumës nuk është në raport të drejtë me gravitetin e dhimbjes.

Një vend të veçantë zënë edhe dhimbjet e kokës me shkaqe të përgjithshme. Dhimbja mund të zbulojë një anemi, ose insuficiencë respiratore (probleme të mushkërive), dhimbje koke nga hipertensioni arterial që bëhen më evidente në gjendje ankthi ose migrenat që shpërthejnë ose zbulohen nga hipertensioni arterial.

Tiparet e dhimbjes nga tensioni arterial janë të tipit: dhimbje pas koke e pranishme në mëngjes, në zgjim e që zbutet gjatë ditës. Në praktikën mjekësore një dhimbje koke tiparet e së cilës nuk lejojnë një diagnozë të saktë kërkon skaner të kokës. /Telegrafi/

Exit mobile version