Telegrafi

Më shumë se gjysma e prindërve, mohojnë se fëmija tyre ka probleme mendore

Në sondazhin e bërë me 1100 prindër, ka dalë se gjysma e tyre nuk flasin për depresionin apo ankthin me fëmijët e tyre, sepse nuk dinë çfarë të thonë.

Sipas tyre, nuk është çështja tek sëmundja, sepse faktori për stresin, ankthin dhe problemet që ka fëmija, duhet gjetur diku tjetër.

Duke parë numrin në rritje, të fëmijëve që i nënshtrohen terapive për probleme mendore, organizata të ndryshme, kërkojnë që të bëhet më shumë, në diagnostifikimin e hershëm të sëmundjes.

Sipas gjetjeve, një në dhjetë fëmijë është i prekur nga ndonjë problem mendor, që del se në secilën klasë, ka nga tre fëmijë të tillë.

Për këtë arsye, po bëhen përpjekje të mëdha, që të ulet stisma e sëmundjes mendore dhe të konsiderohet gjendje e zakonshme.

Kjo për shkak që, fëmijët me probleme, të mos konsiderohen ndryshe nga moshatarët e tyre. /Telegrafi/