Telegrafi

Më shumë se gjysma e amerikanë posedojnë telefona të mençur

Si dhe shumica prej tyre që janë të moshës prej 18 deri në 24 vjet kanë deklaruar se kanë një telefon të ri të mençur mobil. Dhe kjo shifër i bie të jetë më shumë se gjysma e popullsisë së SHBA-ve, që i bën këta numra mbresëlënës dhe tregues të qartë të trendeve të teknologjisë mobile. 

Në përgjithësi, 91 për qind e amerikanëve thuhet se posedojnë një telefon mobil. Dhe kjo është një rritje e madhe posaçërisht në pjesën e telefonave të mençr mobil, pasi që përqindja e tyre në vitin 2011 ishte jo më shumë se 35 për qind, rkatësisht 46 për qind vitin e kaluar.

Studimi i Pew Research është shumë aktual, pasi që i njëjti është realizuar në fund të muajit maj 2013, dhe bën krahasime me periudhat e njëjta të viteve 2011 dhe 2011, për ti vërejtur dallimet në hulumtim, dhe ndryshimet e tregut mobil amerikan. / Telegrafi /