Telegrafi

Më shumë se gjysma e afganëve me probleme mentale

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dr. Suraya Dalil, duke folur gjatë një ceremonie në Kabul që shënon Ditën botërore për shëndet mendor, ka thënë se përqindja shumë e lartë e popullatës afgane që vuajnë nga stresi dhe probleme të tjera mentale është një problem i madh për vendin, ndërsa në rrezik më të madh janë gratë dhe fëmijët.

Përfaqësuesi i OBSH-së, Peter Graaf, vlerësoi se problem madhor i Afganistanit janë kushtet për trajtimin e personave me probleme mentale. /Telegrafi/