Hulumtuesit e tregut thanë të enjten se Apple ka arritur të marrë 83 për qind të tregut gjatë vitit të kaluar, me tabletin e tyre të parë iPad.
Ndërsa këtë vit, pritet që Apple të mbajë 70 deri në 80 për qind të tregut, ndërsa prodhuesit e tjerë do ta rrisin pjesëmarrjen e tyre në treg.
Në tre-mujorin e fundit të vitit 2010, IDC pati raportuar se prodhuesit e tabletëve kishin shpërndarë më shumë se 10.1 milionë tablet në tregjet globale.
Rivali më i fuqishëm i iPad’it të Apple ishte tableti i Samsung Electronics – Galaxy Tab, i cili kishte marrë më shumë se 17 për qind të pjesëmarrjes së tregut në muajt e fundit.
Mirëpo, çmimi i lartë i këtij tableti kishte bërë që përdoruesit të mos jenë të interesuar në masë të madhe për këtë kompjuter tablet. / Telegrafi /