Telegrafi

Më shumë rreth Endeavorit

Pritet që të përdoret SoC Tegra 3 me madje katër bërthama, me takt pune prej 1.5 GHz. Diagonalja e ekranit, sikurse dhe te modelet Titan dhe Sensation XL, do të jetë 4.7 inç, por rezolucioni do të jetë dukshëm më i lartë, e do të jetë 1,280 x 720 piksel. Rezolucioni i senzorit back-illuminated do të jetë tetë megapiksel, e në dispozicion do të jenë edhe NFC-ja, dhe FM Radio. Ekrani nuk do të jetë i tipit AMOLED, por Super LCD, derisa tastet për rregullimin a lartësisë së zërit, si dhe ajo për mbyllje, do të jenë të vetmit taste harduerik në pajisje.

Për baterinë që do të ketë 1,800 mAh nuk dihet nëse do të mund të zëvendësohet, ndërsa 32 GB memorie të instaluara, nëse mund ti besojmë disa burimeve, nuk do të mund të rriten me kartelat microSD. Celulari do të shitet me Android 4.0.3 Ice Cream Sandwich dhe me ndërfaqen Sense 4.0, e paraqitja zyrtare pritet të bëhet kah fundi i muajit në Mobile World Congress. /Telegrafi/