Telegrafi

Më shumë proteina, më pak tru?

Por, nga bota e shkencës arrin edhe një lajm interesant rreth asaj se si ushqimi mund të ndikojë në sëmundjen e Alz’heimerit, respektivisht në tru.

Në fakt, derisa shkencëtarët kanë krahasuar lloje të ndryshme të ushqimit dhe i kanë përcjellë se si ato veprojnë në krijimin e shtresave në tru, befasisht kanë zbuluar se ushqimi i pasur me proteina çon deri te zvogëlimi i trurit.

Studimet janë zhvilluar në minj, të cilët janë ndarë në katër grupe. Minjtë kanë konsumuar ose ushqim të zakonshëm (grupi 1), ushqim të pasur me yndyra dhe të paktë me karbohidrate (2), ushqim të pasur me proteina dhe të paktë me karbohidrate (3) ose ushqim të pasur me karbohidrate dhe të paktë me yndyra (grupi 4).

Ka qenë interesante fakti se minjtë të cilët kanë konsumuar sasi të mëdha proteinash kanë pasur tru 5% më të lehtë, por edhe më pak të zhvilluar krahasuar nga grupet tjera.
Edhe pse janë të nevojshme hulumtime tjera shtesë, shkencëtarët besojnë se sasia e tepërt e proteinave ka ndikim të ngjashëm edhe në trurin e njeriut./Telegrafi/