Modulet kanë kapacitetin prej 8 GB dhe kompania synon ti shes ato në mënyrë individuale ose në komplet për shfrytëzuesit me kërkesat më të larta.
Linja Vengeance i dedikohet entuziastëve dhe përkrah taktin e punës deri në 1,600 MHz me latencat prej 10-10-10-27 dhe tensionin deri në 1.5 V. Modelet Value Select paraqesin versionin bazë të moduleve DDR3 me latencat prej 9-9-9-24 dhe taktin prej 1,333 MHz dhe ka për cak shfrytëzuesit të cilët kanë nevojë për sa më shumë memorie në kompjuterin e tyre pa pasur parasysh mundësitë tjera ose overclockun. Çmimi i një module 8-gigabajtësh të memories DDR3 nga Vengeance kushton rreth 270 dollarë. /Telegrafi/