Ruzhdi Blakaj anëtarë i Shoqatës “Pema” në Kovragë të Istogut njëherit fermer, ka thanë për Klan Kosovën se molla ende importohet në mase të madhe nga vendet e rajonit, dhe kjo sipas tij duhet të ndalohet në mënyrë që prodhuesve vendor, t`u krijohet hapësirë më e madhe.
Blakaj shtoi se këtë vit Ministria e Bujqësisë ka ndarë më shumë subvencione për prodhuesit e mollës.
Ai këto deklarata i bëri në ditën kur në fshatin Kovragë të Istogut organizohet Dita Tradicionale e Vjeljes së Mollës.
Kjo ditë shënohet për të njëmbëdhjetin vit me radhë po në ketë fshat./Telegrafi/