Për vetëm tre muaj (prill, maj, qershor) Kosova ka prodhuar rreth 1.638.9 mijë tonë thëngjill. Ndërsa në po këtë periudhë sasia e bruto e energjisë elektrike e prodhuar në Termocentrale është 1.306.3 GW/h, kurse në hidrocentrale është 56.5 GW/h.
Kështu, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në tremujorin e dytë të vitit 2014 në Kosovë janë importuar 111,2 GW/h energji elektrike.
Në këtë tremujorë (TM2 2014) Kosova ka eksportuar 161,6 GW/h energji elektrike, në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar (TM2 2013) kemi zbritje për 58.9 për qind.
Në tremujorin e dytë të vitit 2014 (TM1 2014), sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 864.1 GW/h energji elektrike.
Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2013), sasia e energjisë elektrike së konsumuar është rritur për 0.7 për qind. /Telegrafi/