Telegrafi

Më shumë dhjam, më pak tru

Shkencëtarët nga Massachusetts kanë vërejtur se disa parametra të rëndësishëm si: indeksi i masës trupore, vëllimi i belit, raporti i belit dhe vitheve dhe sasia e indit yndyror nënlëkuror dhe të brendshëm (në zonën e abdomenit) janë të lidhur me vëllim më të vogël të trurit, i cili matet me ndihmën e rezonancës magnetike.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 733 personat të eksperimentuar me moshë mesatare rreth 60 vjet.

Është e njohur se vëllimi i përgjithshëm më i vogël i trurit është i lidhur edhe me rrezik më të madh të prekjes nga demenca, andaj ky studim tregon edhe një arsye për t’u kujdesur sa më shumë për vijën e trupit. /Telegrafi/