Telegrafi

Me shprehi të shëndetshme kundër diabetit

Rezultatet e studimit të botuar në revistën “Archives of Internal Medicine” tregojnë se kombinimi i pesë faktorëve jetësorë: mos-aktiviteti trupor, ushqimi i pashëndetshëm, duhanpirja, konsumimi i alkoolit dhe yndyrat trupore, ndikojnë në 90% të rasteve të reja me diabet te personat më të moshuar se 65-vjeç.

Ndryshimi nga ana pozitive (shtimi i aktivitetit trupor, ndërprerja e pirjes së duhanit apo konsumimit të alkoolit, ngrënia e ushqimit të shëndetshëm dhe kontrollimi i yndyrave në gjak) , i vetëm njërit nga këto faktorë zvogëlon dukshëm rrezikun për shfaqjen e diabetit, shtojnë autorët.

Këto të dhëna japin konkludimin se diabeti mund të parandalohet në masë të madhe me anë të shprehive të shëndetshme jetësore.