Site icon Telegrafi

Me shok elektrik dënohen për përgjigjet e gabuara

Kanali televiziv francez “France 2” të mërkurën në mbrëmje do të emitojë kuizin kontrovers “Le jeu de la mort” (Loja e vdekjes) në të cilën përgjigjet e gabuara do të dënohen, me goditje elektrike deri në 400 volt.

Nëse publiku nëpërmjet fishkëllimave kërkon dënimin, organizuesit e garës kanë të drejtë të shokojnë viktimat e tyre me goditje elektrike. Kuizi do të emitohet në formë dokumentari, ndërsa qëllim i këtij eksperimenti është që tu tregohet njerëzve fuqia manipuluese e televizionit që mund t’i shtyjë njerëzit të kalojnë kufijtë e normales.

Exit mobile version