Telegrafi

Me selotejp kundër lëkurës së lëshuar

Sot këtë metodë e shfrytëzojnë për tendosje, në atë mënyrë që fshihet në flokë apo parukë, ndërkaq disa nga aktoret e reja në këtë mënyrë ngrenë gjoksin që të duken më të bukura në fustane me dekolte të thellë.

Ndoshta tingëllon si budallallëk, por këta flasterë të rëndomtë dhe efektiv ekzistojnë në treg me decenie, ndërkaq aktoret si p.sh. Raquel Welch betohen se është një alternativë e shkëlqyeshme. Këta flasterë u ngjasojnë fletëzave ngjyrë kafeje, mirëpo kur e njomni njërën anë dhe pastaj e ngjisni në ballë në çdo katër orë, mirëpo gjatë natës, në mëngjes ju presin befasitë e këndshme.

Flasterët veprojnë në atë mënyrë që e tërheqin lëkurën, andaj rrudhat duken të hekurosura. Efekti është afatshkurtër, mirëpo i mjaftueshëm për një mbrëmje. /Telegrafi/